Celebrities Gossip Showbiz

Të qenit grua për Megan Fox, thjesht është shumë e vështirë!

Së fundmi, aktorja e njohur Megan Fox në një intervistë për “Elle” teksa fliste për koleksionin e saj të veshjeve, inkurajoi gratë që të veshin gjithçka që i bën ato të ndihen mirë dhe të mos shqetësohen aspak për opinionin e të tjerëve. Ndërkaq, ajo u shpreh se:

Kjo është këshilla ime më e mirë për këdo: vishni atë që ju bën të ndiheni mirë dhe mos u shqetësoni për atë që njerëzit e tjerë thonë se si dukeni. Natyrisht, kjo është një gjë vërtet e ndërlikuar edhe për mua, sepse kam dismorfi të trupit, kështu që unë e shoh veten ndryshe nga sa më shohin njerëzit e tjerë. Dhe përfundimi është se shumë e vështirë të jesh grua. Është vërtetë e vështirë apo jo? Ne jemi armiqtë tanë më të këqinj, kështu këshilla ime më e mirë është vetëm ta përqafosh trupin  dhe të dish se ke lirinë për t’u shprehur. Dijeni këtë dhe pastaj jepini leje vetes për ta bërë këtë.

Të gjithë e njohin Megan-in si një nga femrat më të bukura dhe më perfekte pasi gjithmonë ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për pamjen e saj tërheqëse. Por ajo ka folur në lidhje me problemet e saj shëndetësore, konkretisht në lidhje me dismorfinë e trupit.

Rikujtojmë, gjithashtu se Fox së fundmi erdhi me një bashkëpunim me markën e modës Boohoo në një koleksion të ri, duke shënuar projektin e saj të parë të stilimit me një markë veshjeje. Linja e re ka dalë në treg më 19 Tetor. Ajo e paralajmëroi projektin e saj të ri të linjës së veshjeve me një postim në Instagram, ku kishte veshur me një bluzë lëkure dhe një xhaketë moderne me shkrim “Ohio”.

Ju sjellim në vëmendje se supermodelja amerikane dhe i dashuri i saj, muzikanti i njohur Machine Gun Kelly kanë pozuar dhe kanë dhënë një intervistë për revistën “British GQ Style”. Çifti i njohur u shprehën se ata besojnë se shpirtrat e tyre u takuan përpara kohës së tyre të paracaktuar.