Botë e Çuditshme Tech

Të qenit shef jo gjithmonë të jep një ndjesi të mirë, Elon Musk e urren këtë fakt!

Shefi i kompanisë ”Tesla”, Elon Musk ka shprehur se e urren faktin e të qenit shefi i kompanisë së tij. Sipas “BBC”, themeluesi miliarder i ”Tesla”-s, është akuzuar për presion ndaj anëtarëve të bordit të drejtuesve të kompanisë për të blerë një kompani të paneleve diellore.

Të qenit shef i ‘Tesla-s’ e urrej. Do të preferojë të kaloja kohë duke bërë dizajn dhe inxhinieri. Nuk dua të jem shefi i asgjëje.

Aksionerët e ”Tesla”-s pretendojnë se burimet e kompanisë u shpenzuan kot me blerjen e kompanisë diellore ”SolarCity”, paratë e së cilës janë gati për të mbaruar. Musk ka thënë se nuk ka fituar asgjë nga aksionet në fjalë. Rikujtojmë, se Musk, është shpallur personi më i pasur në botë, falë rritjes së aksioneve të Tesla-s në Bursë.

Kjo sipas agjencisë “Bloomberg”. Falë rritjes së aksioneve të Tesla-s, nga të cilat ai zotëron 18%, në Wall Street, sipërmarrësi 49-vjeçar, i cili gjithashtu drejton “SpaceX”, kaloi edhe Jeff Bezos, kreun e “Amazon”, sipas llogaritjeve të “Bloomberg”, që mban të përditësuar renditjen e miliarderëve.

Elon ndërkaq para disa kohëve braktisi “Bitcoin” dhe kriptovaluta ra 16% duke zbritur nga 51.000 në një minimum prej 46 045 euro. Në Twitter, shefi i Tesla-s tregoi shqetësim në lidhje me përdorimin e lëndëve djegëse fosile për prodhimin e Bitcoin duke njoftuar se grupi nuk do ta pranojë më atë si një formë pagese për makinat e markës dhe duke preferuar kështu çdo kriptomonedhë tjetër që gjeneron më pak ndotje.