Celebrities Live From Tirana Showbiz

Të rejat e fundit me “Instagramin” e VIP-ave këtë javë! Çfarë ka ndodhur me numrin e ndjekësve?!

Shifrat e ndjekësve në Instagramin e VIP-ave ndryshojnë çdo javë. Shumë personazhe kombëtarë e ndërkombëtarë kanë marrë më shumë dashuri nëpër rrjete sociale këto ditë sesa disa të tjerë, si dhe ka nga ata të cilët janë kthyer në më pak të pëlqyer për publikun.
Për të mësuar se cilët janë ata, çdo të premte në emisionin “Live From Tirana” vjen rubrika më e dashur, “Social Top 5”.

Personazhet e huaj:

5. Këngëtarja shumë e dashur për të gjithë, Jessie J ka hyrë në renditje këtë javë, në vendin e pestë, me 700K ndjekës të shtuar.
4. Selena Gomez, nuk i ndahet Top 5, ajo ka shtuar këto ditë 2M ndjekës.
3. Vendin e tretë e zë bukuroshja, Kim Kardashian. Ajo ka fituar 2M ndjekës.
2. Modelja më e paguar në botë, Kendall Jenner i është bashkuar sërish listës tonë. Ajo pozicionohet në vendin e dytë me 2M ndjekës të shtuar.
1. Kylie Jenner, bilionerja më e preferuar e publikut qëndron në vendin e parë pasi i janë shtuar 2M ndjekës gjatë këtyre shtatë ditëve.

Personazhet shqiptarë:

4. Ish-konkurrenti i “Për’puthen” si dhe këngëtar i njohur për publikun, Mevlan Shaba, vjen në vendin e katërt në listë pasi ka fituar 2K ndjekës.
3. Moderatorja më e mirë shqiptare, Arbana Osmani, ka shtuar këtë javë 2K ndjekës.
2. Reperi që gjithmonë krijon polemika, Stresi, ka shtuar këtë javë në Instagramin e tij 4K ndjekës.
1. Në vend të parë qëndron Don Xhoni, ai ka fituar 4K ndjekës.

Ndërsa nga ana tjetër, këtë javë kemi vetëm një VIP shqiptar, e cila ka humbur më shumë ndjekës nga të gjithë. Personazhi është ish-konkurrentja e emisionit më të ndjekur “Për’puthen”, Sindi Loci. Ajo ka humbur 2K ndjekës.