Art & Kulturë Lifestyle

Të rinjtë mblidhen të gjithë në festival… Po masat anti-COVID?!

Që prej ditës së premte, në Shëngjin të vendin tonë, zhvillohet për herë të parë pas pandemisë një festival i quajtur UNUM.

Në të luhet muzikë Techno dhe House, rryma muzikore të cilat janë shumë të preferuara nga të rinjtë sot.
Rrugët e Tiranës janë bosh, pasi të gjithë janë drejtuar tek festivali në bregdet.

Nga postime e foto të shumta, duket se kujdesi për paraqitjen e tyre ka qenë maksimal, pasi pjesëmarrësit shfaqen të kuruar deri në detaj, me veshje dhe piktura në fytyrë.
Por ka dhe nga ata të cilët shijojnë rrezet e diellit dhe dëshirojnë qetësinë e privatësinë e tyre.

Një atmosferë krejt ndryshe dhe shumë energji shumë e mirë transmetohet nga festivali, por mesa duket të rinjtë kanë harruar se jetojmë akoma në një periudhë pandemie.

Ata e kanë shumë të vështirë që t’i zbatojnë rregullat dhe asnjë nuk është parë duke përdorur një maskë apo të ruajë distancën.

UNUM Festival do të zgjasë deri më datë 7 qershor në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.