Aktualitet

Të shtëna me armë në Tiranë, plagosen dy persona, njëri në gjendje të rëndë!

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet se kanë mbetur të plagosur 2 persona. Ata janë identifikuar si Altin Gjoka 32 vjeç dhe Jetmir Marashi  28 vjeç.

Njeri prej tyre mesohet te jete ne gjendje të rëndë. Gjoka ka marrë një plumb në shpatull ndërsa Marashi është plagosur në gjoks. Ata janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja është regjistruar në rrugën “Todi Shkurti” ku paraprakisht dyshohet se  ka ndodhur pas një konflikti të çastit.Mësohet se Policia ka identifikuar edhe autorin e ngjarjes, ndërsa po punohet për arrestimin e tij.

Policia ka ngritur postblloqe në rrugët e Tiranës, për të bërë të mundur kapjen e tij, ndërsa janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Për momentin nuk dihen më shumë detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet.