Aktualitet

Të shtëna me armë në Tiranë, vritet një person, plagoset një ish-prokuror!

Një vrasje ndodhi sot në Tiranë ku në një lokal pranë Gjykatës, vjehrri ekzekutoi me armë zjarri dhëndrin që ishte në proces divorci me vajzën e tij, me të cilën kishte tre fëmijë. Nga plumbat gjeti vdekjen Kudret Saliaj, si dhe u plagos avokati i viktimës, Adriatik Cama pasi gjendeshin në të njëjtën tavolinë. Autori i dyshuar Mexhit Picari tentoi të largohej me një makinë tip Hyundai por u arrestua disa minuta më pas. Vajza e autorit dhe viktima ishin në proces divorci dhe pikërisht  sot çifti kishte seancën e pestë  të divorcit, ku do të vendosej se kush do t’i mbante tre fëmijët, që paraprakisht rrinin me viktimën. Një vit më parë Saliaj kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje nga ish-vjehrri.

Cama, i cili u plagos aksidentalisht u dërgua në spital, fatmirësisht jashtë rreziku për jetën.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Rreth orës 11:50, në Bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M.P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K.S. (ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A.C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.