Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri gjatë operacionit, policia arreston dy persona në Durrës!

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur gjatë një operacioni policor në zonën e plazhit në Durrës për neutralizimin e 2 personave me precedentë penalë në fushën e narkotikëve.

Nuk ka të plagosur apo të lënduar.  Policia ka prangosur dy persona , V.M.,  29 vjeç  dhe E.SH., 30 vjec  dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë  kokainë ndërsa vijon operacioni.

Informacion  paraprak

Policia e Durrësit  ishte në  operacion  në lagjen nr 13 Plazh për  të  kapur një  grup që merrej me shpërndarjen  e lëndëve  narkotike Kokainë .  Gjatë  operacionit  dy persona me precedent të theksuar kriminal  në fushën e narkotikeve kanë  kundërshtuar  me dhunë   policinë dhe kanë  tentuar të largohen ndërkohë që  një  prej punonjësve të  policisë ka qëlluar  në  ajër  për  ti neutralizuar.  Policia ka prangosur dy persona , V.M.,  29 vjeç  dhe E.SH., 30 vjec  dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë  kokainë.Vijon operacioni.