Bota

Të shtëna me armë zjarri në Karolinën e Jugut, 5 viktima mes të cilëve 3 fëmijë!

Pesë persona, duke përfshirë tre fëmijë, janë gjetur të vdekur pas të shtënave me armë zjarri në një shtëpi në Karolinën e Jugut. Zyrtarët lokalë thanë për mediet amerikane se mes të vrarëve është edhe vrasësi i dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të martën kur policia mori një telefonatë për të ndërhyrë në një shtëpi në Whitetail Circle në Sumter.

Madje Departamenti i Policisë së Sumter-it konfirmoi se pesë persona u vranë gjatë të shtënave, duke përfshirë tre fëmijë dhe dy burra të rritur. Identiteti i tyre nuk u bë i ditur menjëherë, raporton abcnews.

“Tre fëmijë dhe dy burra, njëri prej të cilëve besohet se është ai që ka qëlluar, janë gjetur të vrarë. Nuk ka asnjë kërcënim për publikun dhe oficerët e Departamentit të Policisë Sumter. Hetimet po vazhdojnë”, njoftoi policia.

Ende nuk dihen rrethanat dhe detajet e plota sa i përket ngjarjes së rëndë.