Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Patok, plagoset një person! Autori në arrati!

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë pasdite në Patok të Laçit ku ka mbetur i plagosur 49-vjeçari Besnik Pulaj .

Gazetarja Brixhilda Deda bën me dije për Top Channel, se ngjarja ka ndodhur pranë Luginës së Patokut, ndërsa i plagosuri po transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Është identifikuar autori i ngjarjes me emrin Besnik Selmani 56-vjeç dhe policia është në kërkim të tij, pasi pas krimit është larguar nga vendngjarja.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kurbin / Informacion paraprak

Në Lagunën e Patokut, Kurbin, rreth orës 17:00, shtetasi B. S. 56 vjeç, banues në Milot, dyshohet që pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me çifte, shtetasin B. P. 49 vjeç, banues në Krujë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.