Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, vritet një person!

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër. Raportohet se ka mbetur i vdekur 1 person, i cili dyshohet si shtetasi Erion Xhenja. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin ‘Bujar Bishanaku’, pranë kryqëzimit të Kirasit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat blu për të mësuar detajet e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin ‘Loro Borici’, ku Vllaznia arriti të merrte fitoren me rezultatin 1-0 në përballjen me Kastriotin.

Autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe është vendosur në kërkim të autorëve!

Vijon…