Botë e Çuditshme Lifestyle Love & Sex

Të takosh dashurinë e jetës në metro, historia e pazakontë e dy studentëve!

Një studente 25-vjeçare nga SHBA kishte planifikuar të qëndronte vetëm tri ditë në Paris, vendi i cili i dhuroi asaj dashurinë e jetës. Andye ishte shumë pranë diplomimit kur vendosi që të bënte një udhëtim të gjatë një mujor në disa nga vendet më të bukura të botës, para se të mbyllte një cikël të rëndësishëm në jetën e saj.

E lindur në Haiti dhe e rritur në SHBA, Andye planifikoi që të vizitonte Italinë, Greqinë, Francën, Egjiptin dhe Indinë duke përjetuar një aventurë të paprovuar më parë. Gjatë kthimit, Andye vendosi që të ndalonte të një mike në Paris, në shtëpinë e të cilës do të shkonte me metro.

Por gjërat ishin planifikuar ndryshe për studenten e re, pasi pikërisht në këtë metro jeta e saj ndryshoi përgjithnjë. Ajo takoi Steven, një student 26-vjeçar nga Afrika Qendrore, i cili studionte në Paris, me të cilin ra në dashuri me shikim të parë.

Të dy mbajtën për një kohë të gjatë marrëdhënie në distancë derisa vendosën që të martoheshin. Ata kanë rrëfyer për ‘CNN Travel’ se takimi i tyre ishte diçka e pazakontë dhe e mrekullueshme, që i bëri të dashuroheshin që në momentin e parë që bashkuan shikimet. Shumë vajza ëndërrojnë ditën kur partneri i tyre do t’i propozojë për martesë dhe e imagjinojnë atë moment si ngjarjen më magjike në jetën e tyre. Zakonisht propozimi i shumëpritur vjen në momentin kur më së paku pritet dhe kur as që mendohet. Nëse s’keni durim të prisni, ne do t’ju tregojmë disa shenja që vërtetojnë se ai ka në plan të propozojë së shpejti.