Aktualitet

Të vendosura nga grupe kriminale për të vëzhguar policinë, sekuestrohen 20 kamera ‘spiune’ në Fier dhe Lushnjë!

Policia e Fierit ka çmontuar dhe sekuestruar 20 kamera sigurie në Fier dhe Lushnjë të vendosura nga grupe kriminale në kundërshtim me ligjin me qëllim vëzhgimin e efektivëve të policisë.

Nga këto kamera, 5 prej tyre ishin vendosur në qytetin e Fierit dhe 15 në qytetin e Lushnjës. Nën hetim për vendosjen e tyre janë vënë 5 persona.

Në Fier, në lagjet “8 Shkurti” dhe “Liri”, janë çmontuar 5 kamera, si dhe janë vënë në hetim, A. B. dhe K. K.

Në Lushnjë ku u çmontuan dhe u sekuestruan 15 kamera të vendosura në lagjet “18 Tetori” dhe “Loni Dhamo”.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit K. T.,  S. T. dhe K. A.

Lajmi në përditësim…