Lifestyle Love & Sex

Të “verbuar” nga përgjegjësitë e përditshme, ja si të çmoni çdo moment në jetë…

Duke qenë të verbuar nga përgjegjësitë tona të përditshme, ne priremi të injorojmë pa dashje të dashurit tanë dhe të harrojmë gjërat e rëndësishme në jetë. Të mos jemi të ndërgjegjshëm mund të na bëjë të humbasim shanset që mund të ndryshojnë jetën tonë për mirë.

Megjithatë, nëse hapim sytë dhe zemrat tona, mund të fillojmë të ndihemi më të përmbushur, të kënaqur dhe të gëzuar dhe këto ilustrime do të na kujtojnë të bëjmë pikërisht këtë. “Bright Side” krijoi ilustrime që do t’ju tregojnë se sa i çmuar është çdo moment në jetë.

1. Kur nuk jeni të vetëdijshëm për rrethin tuaj, mund të humbisni lehtësisht gjërat e mira.

2. Mos prisni që të trajtoheni mirë nëse vetë nuk keni qenë të mirë.

3. Është gjithmonë mirë të dish se dikush po të pret.

4. Ndonjëherë mund të ndiheni shumë më mirë kur e ‘lironi’ fëmijën brenda jush.

5. Krijo kujtime të bukura.

6. Kujdesuni për nënën tuaj ashtu siç ajo ka bërë me ju.

7. Edhe pse fëmijët tuaj janë të gjithë të rritur, zemra rëndohet kur i lëni të shkojnë.

8. Ne mësojmë nga prindërit tanë dhe mënyra më e mirë për t’i falënderuar ata është me respekt.

9. Sapo të kalojë koha, nuk mund ta ktheni atë, prandaj sigurohuni që ta përdorni gjithmonë me mençuri.

10. Koha është në fakt ajo që ne e konsiderojmë familjen, miqtë, shëndetin dhe paratë që fitojmë dhe shpenzojmë.

11. Koha është e shkurtër, mos e humbni atë për gjëra që nuk do të kenë rëndësi së shpejti.

12. Koha që kaloni duke u kujdesur për diçka ose dikë do t’ju vijë në dobi, edhe nëse kjo do të ndodhë pas shumë vitesh.

13. Shijoni çdo moment të jetës.

14. Të marrësh një moment për të shpëtuar një shpirt është një nga mënyrat më të mira që mund ta përdorësh kohën.