Celebrities Showbiz

“Të vrasin natën dhe të qajnë ditën”, Meridian Ramçaj vjen me të tjera deklarata kundër banorëve të “BBV”!

Një nga banorët më të komentuar të “Big Brother VIP” ka qenë dhe Meridian Ramçaj. Sidomos pas daljes së tij nga shtëpia, Meridiani ka shpërthyer në akuza të shumta, si për banorët e tjerë, po ashtu edhe me një nga opinonistët, Balina Bodinakun.

Meridiani ka patur marrëdhënie të mira me disa nga banorët, e me disa të tjerë tensionet nuk kanë munguar. Ndërkohë, kujtojmë se me Donaldin ai ishte shumë miqësor gjatë qëndrimit të tij, teksa në fund, ishte pikërisht ky i fundit që e çoi në nominimin ku edhe u eleminua.

Ai pati një përplasje dhe me Romeo Veshaj që erdhi pas eliminimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Së fundmi, gjatë një interviste për “ftesë në 5” në Top Channel, ka folur për raportin që ka me Donaldin duke thënë se ka ndryshuar shumë pas famës që mori.

Ka pasur njerëz që për lidhjen e Beatrix dhe Donaldit më kanë ofenduar dhe kur u ndanë më kërkuan falje. Unë doja që njerëzit t’i njohim kur kanë pushtet dhe pasuri. Dhe kur njerëzit merrnin pushtet tjetërsoheshin. Rasti konkret është Donaldi. Unë nuk kam asnjë kontakt me të tani që jam jashtë por brenda nuk më ka pëlqyer. Me ata që kam folur ne shtëpi flas ende, përfshirë edhe Beatrix. Me të kam folur shumë me mesazhe. I kemi thënë njëri-tjetrit të njëjtat fjala të mira që kemi thënë brenda.

Por përveç aktorit të humorit, ai nënkuptoi se miqësia me Arjolën nuk është si më përpara. Meridiani u shpreh:

Për Arjolën nuk dua të bëjë asnjë koment. Nuk ka ndodhur gjë por unë nuk e rrëzoj gotën e verës me atë që e pi. “Big Brother VIP” zgjat katër muaj dhe jeta vazhdon. Nuk dua të bëj asnjë koment.

Kur u pyet që të përshkruante lojën e ish banorëve kur ishin brenda, Meridiani tha për Donaldin:

Të vrasin natën dhe të qajnë ditën. E lidh me veten time. Nuk kam asnjë kontakt me të.