Gossip Showbiz

Tea Trifoni e ‘bullizuar’ nga “Klani”?! Ish-konkurrentja shokon me deklaratën e saj!

Një ndër konkurrentet më të përfolura të emisionit “Për’puthen’, e cila shkaktoi një dramë totale më trekëndëshin e dashurisë, Beart-Tea-Andi duket se ka qenë prezente para ekranit shumë kohë më parë programit të dashurisë.
Zbulohet se Tea Trifoni ka qenë një ndër postieret e rubrikës “Kam një mesazh për ty”, në “E Diela Shqiptare”, kjo deri në vitin 2019.
Dhe të gjithë pyesim veten se pse ajo nuk ka folur për këtë gjë dhe arsyen që është larguar nga emisioni.

Gjatë një bisede me ndjekësit e saj në Instagram, asaj i është drejtuar pyetja se pse është larguar nga emisioni dhe TV Klani, ku përgjigja ka qenë shokuese për të gjithë ne, pasi ajo shprehu se e kanë larguar pa asnjë lajmërim.
Ky version i Trifonit mbetet ende për t’u konfirmuar e për të parë nëse do të ketë një përgjigje nga pala tjetër.

Gjithsesi, ajo ka treguar se arsyeja e largimit të saj ishte për shkak të mbipeshës.
I kishin kërkuar të binte nga pesha por ajo nuk kishte mundur t’ia dilte në kohën e kërkuar dhe më pas i kishin kërkuar të kthente uniformën, pa asnjë paralajmërim.
Mund të themi se ky lloj diskriminimi nuk është aspak normal dhe është një formë bullizmi i bërë kundrejt ish-konkurrentes, e cila tashmë ka vendosur një balon gastrik dhe ka rënë në një mënyrë drastike nga pesha.

Më kërkuan që të humbja peshë dhe unë nuk e arrita dot në atë kohë… Pastaj mësoj që më kishin larguar ditën që më kërkuan t’u ktheja uniformën për t’ja dhënë të punësuarës së re pa asnjë lajmërim paraprak. Prandaj: isha shumë e shëndoshë për ta. Good old times!