Gossip Showbiz

Tea Trifoni heq dorë nga djemtë kosovarë?! Pse?!

Ish-konkurrentja më e dashur e sezonit të dytë të programit të dashurisë “Për’puthen” është Tea Trifoni, e cila tashmë është pjesë e një programi të ri në Top Channel, “Goca dhe Gra”.

Këtë herë i ftuar në emision ishte Fatjon Kuqari, një tjetër ish-konkurrent i “Për’puthen” e së bashku me moderatoret e tjera komentuan rreth banorëve të “Big Brother VIP”.

Gjatë bisedës, Tea është shprehur se nuk ka asnjë pëlqim për asnjërin prej banorëve që ndodhen brenda në shtëpi, qoftë ky dhe pëlqim fizik. Ndoshta për ta provokuar, Fatma i kujtoi Granitin, duke e ciluar si një ndër meshkujt më të pashëm aty brenda.

Pothuajse të gjithë biem dakord me këtë fakt, por përgjigja e Teas na ka befasuar paksa. Ajo u shpreh se ishte betuar se nuk do të kishte më lidhje me djemtë kosovarë, e thënë kjo në një formë batute.

Nuk duhet shumë për të kuptuat se nga vjen ky reagim pasi rikujtojmë se pas përfundimit të programit të dashurisë, Tea rezultoi se ishte në një lidhje me një nga konkurrentët e emisionit, Beartin, i cili ishte nga Kosova. Një marrëdhënie që solli shumë debate dhe u përfol gjatë, por zgjati vetëm për pak muaj. Por edhe pse të ndarë kunjat mes tyre nuk kishin fund.

Mesa duket Trifoni ka mbetur shumë e zhgënjyer nga kjo lidhje me bukuroshin kosovar sa ka vendosur të mos merret më me asnje djalë tjetër që vjen nga Kosova.

Pas ndarjes nga Bearti, tea është përfolur shumë për një lidhje me një prej shokëve më të ngushtë të Kuqarit, por disa ditë më parë ajo deklaroi se ishte sërish beqare duke lënë të kuptuar se edhe kjo lidhje ka marrë fund.