Celebrities Film & Tv Showbiz

Tejkalon çdo pritshmëri, në vetëm pak orë “Doctor Strange” siguron miliona dollarë!

Një fundjavë interesante ishte kjo që kaloi për arkëtimet në kinema, me filmin e shumëpritur “Doctor Strange” që tejkaloi pritshmëritë e kritikeve, duke arkëtuar në vetëm 48 orë nga premiera, 185 milionë dollarë. Ky është për momentin, debutimi më i suksesshëm për vitin 2022. “Everything Everywhereall At Once” ruan vendin e pestë me arkëtime 3.3 milionë dollarë, ndërsa “Fantasticbeasts: The Secrets Of Dumbledore” ra në vend të 4 me arkëtime 4 milionë dollarë.

Nga vendi i dytë në të tretin u zhvendos këtë fundjavë “Sonic The Hedgehog Two,” që fitoi edhe 6.2milionë dollarë të tjerë. Në javën e tretë nga premiera, “The Badguys” vazhdon të arkëtojë, duke siguruar edhe 9.8 milionë dollarë të tjerë, në një total prej 57.6 milionësh.

Nuk ka nevojë të kesh fuqitë e “Doktor Strange” për të kuptuar se ai siguroi vendin e parë për nga arkëtimet fundjavën që lamë pas. “Doctor Strange In The Multiverse Of Madness” arriti të fitojë 185 milionë dollarë, një super sukses ky, duke e bërë filmin e 11 në histori për nga arkëtimet në premierë dhe debutimin më të suksesshëm për 2022-shin.

Sjellim në vëmendje se vazhdimi i filmit “Doctor Strange” është ndaluar në Arabinë Saudite për shkak të superheroit kryesor i cili i përket komunitetit LGBTQ. Një tjetër film i “Marvel Studios” po përballet me një ndalim në vendet konservatore për shkak të një historie të lidhur me LGBTQ. Ashtu si në çdo episod të “At The Movies”, në Top Albania Radio, Edi dhe Arta na njohim me premierat që po transmetohen në Cineplexx. Këtë javë vjen “Doctor Strange in the Multiverse of Madness”, ja se çfarë duhet të dini rreth këtij filmi.