Tech

Tejkalon çdo pritshmëri, “Tesla” me të ardhura rekord!

Prodhuesi amerikan i makinave elektrike “Tesla” ka arritur të ardhura rekord prej 13.76 miliardë dollarësh dhe një fitim neto prej 1.6 miliardë në tremujorin e tretë të vitit. Kjo i tejkaloi parashikimet e tregut dhe pavarësisht treguesve të mirë të biznesit, aksionet e “Tesla” ranë me 1.5%.

Fitimet e rregulluara për aksion janë 1,86 dollarë kundrejt 1,59 dollarëve të pritur, sipas një sondazhi nga kompania e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave financiare ‘Refinitiv’ dhe të ardhurat janë 130 milionë dollarë nga mbi 13,63 miliardë dollarë të parashikuar. Fitimi neto tremujor i kompanisë, prej 1.6 miliardë dollarësh, kalon 1 miliard dollarë për herë të dytë dhe është pesë herë më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2020, kur arriti në 331 milionë dollarë.

Rezultatet e shkëlqyera financiare u udhëhoqën nga përmirësimi i marzhit bruto prej 30.5% në sektorin automobilistik të “Tesla”, pra 26.6% në total, në nivel të të gjitha njësive të biznesit, ku të dy treguesit shënojnë një rekord në pesë tremujorët e fundit. Të ardhurat në sektorin e automobilave u rritën në 12.06 miliardë dollarë dhe kostot në 8.38 miliardë dollarë.

Tesla gjeneroi gjithashtu të ardhura prej 806 milionë dollarësh në biznesin e energjisë, i cili përfshin produkte diellore dhe të ruajtjes së energjisë, si dhe 894 milionë dollarë nga shërbimet dhe aktivitetet e tjera, duke përfshirë mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve, sigurimin e makinave dhe shitjen e mallrave të markës Tesla.

Në periudhën korrik-shtator, “Tesla” shënoi një rënie të vlerës së mjeteve financiare prej 51 milionë dollarësh, që i referohet investimeve të saj në Bitcoin. Rikujtojmë, se Elon Musk, shefi i ”Tesla Motors”, mund të bëhet trilioneri i parë në botë me SpaceX, sipas ”Morgan Stanley”. Musk është tashmë personi më i pasur në botë me një vlerësim aktual prej 241 miliardë dollarësh.

Pjesa më e madhe e pasurisë së Musk vjen nga kompania e tij e automjeteve elektrike ”Tesla”, por me rritjen e SpaceX në eksplorimin dhe turizmin e hapësirës, ​​është vetëm çështje kohe para se Musk të rrëmbejë etiketën e trilionerit të parë në botë.

Musk së fundmi ka vendosur të prodhojë edhe një birrë me emrin ‘Tesla’. Me rastin e prezantimit të fabrikës së re të makinave në Berlin, Musk ka zbuluar edhe ”Gigabier”, birrën e lidhur me këtë nismë. Me një shishe të frymëzuar nga Cybertruck, kompania do të ndërtohet në Gjermani duke filluar nga viti 2022.