Bota Tech

Teknologjia po ndikon edhe në zhdukjen e fishekzjarrëve!

Teksa vitet kalojnë, duket se nuk do të mund që të shijojmë një shfaqje me fishekzjarre. Teknologjia sa vjen dhe po evoluon dhe i ka dhënë shenjat e para që mes shumë profesioneve që po rrëmben, duket se do të ndikojë edhe në zhdukjen e fishekzjarrëve. Kjo periudhë tranzitore duket se ka nisur tani me anë të dronëve. Dronët prej kohësh kanë filluar të ofrojnë shumë përfitime si në botën e fotografisë ashtu edhe në video.

Megjithatë, shfaqjet e dritës me drone janë shndërruar në një trend të ri, veçanërisht në hapësirën e ngjarjeve dhe argëtimit. Shfaqjet e dritës kryhen nga grupe të sinkronizuara dhe koreografike të dronëve të vendosur në formacione të ndryshme ajrore. Pothuajse çdo imazh mund të realizohet në qiell, rezultat i një programi kompjuterik që konverton grafikën në komanda fluturimi dhe i transmeton ato te dronët.

Ekranet e dritës së dronit ndryshojnë nga ekranet e fishekzjarreve pasi dronët janë të ripërdorshëm dhe nuk shkaktojnë ndotje të ajrit, gjithashtu nuk bëjnë zhurmë. Një shfaqje perfekte me dron zgjat deri në 15 minuta përpara se dronët të kthehen në bazë.

Kjo kohë lejon që të shfaqen 9 deri në 15 imazhe të çdo forme, nga logot e markave dhe shkrimet e mëdha, te formacionet abstrakte të ndezura apo kafshët dhe krijesat e të gjitha llojeve të realizuara në mënyrë perfekte. Sa i përket kostos, një shfaqje me dron mund të kushtojë diku nga 500 deri në 30,000 dollarë, në varësi të kompleksitetit të shfaqjes dhe sasisë së kohës që duhet për ta zbatuar atë.