Botë e Çuditshme Lifestyle

Teksa ju e përdorni fjalën “më fal” njëmijë herë në ditë, ky vend nuk e ka fare ‘në fjalor’!

Nëse mendoni se keni qenë në Holandë dhe keni mësuar gjithçka rreth atij vendi ne ju themi se ka shumë aspekte të panjohura të shoqërisë holandeze. Për shembull, a e dinit se në Holandë njerëzit nuk kërkojnë falje? Duke folur për BBC, trajnerja ndërkulturore Saskia Maarse komentoi vlerat themelore të shoqërisë holandeze dhe një prej tyre është se holandezët njihen se janë të drejtpërdrejtë, që do të thotë se mesazhet e tyre janë të qarta dhe të sakta.

Për më tepër, ajo diferencoi mënyrën e komunikimit në krahasim me shoqëritë e tjera, në të cilat stili i komunikimit është indirekt dhe u bazua në shoqërinë britanike si shembull:

Stili britanik, për shembull, ka shumë mirësjellje, diplomaci dhe takt. Në Holandë ka më shumë transparencë, ndershmëri dhe çiltërsi.

Ben Coates, një britanik që jeton në Holandë dhe autor i librit “Why the Dutch are different”, trajton në librin e tij sjelljen e shoqërisë holandeze dhe disa histori nga ky vend:

Ata i thonë gjërat ashtu siç janë, nuk “i bien nga Kina” pavarësisht nëse ajo që thonë është një kritikë ose një refuzim për një ftesë të caktuar.

Një aspekt tjetër themelor që vlerësohet shumë nga holandezët është ndershmëria. Vetë Coates sqaroi se në asnjë rast qëllimi i popullsisë së vendit nuk është të ofendojë me komentet e tij, pavarësisht sinqeritetit të plotë:

Është e rëndësishme për ta të jesh i sinqertë dhe ndërsa shumë prej nesh e interpretojnë këtë si sjellje të vrazhdë, nuk është qëllimi i tyre të tregohen të vrazhdë.

Gjithnjë i qetë, rikujtojmë se kryeqyteti i Holandës ka arritur të ketë një verë të butë, edhe pse vendet fqinje po përvëlohen nga i nxehti. Kjo do të thotë që ju mund të endeni përgjatë kanaleve, pranë rreshtave të ndërtesave shumëngjyrëshe, pa u djersitur fare.

Kur koha është më ndryshe, ju keni justifikimin e përsosur për të vizituar Muzeun Van Gogh ose Pallatin Mbretëror të shekullit të 17-të. Trenat me linja direkte shkojnë në Amsterdam nga Brukseli për dy orë, nga Parisi për 3.5 orë dhe nga Londra për katër orë. Nga Berlini, udhëtimi zgjat 6.5 orë, ndërsa nga Milano, 11.5 orë.