“Vitality Vibes” nga Ilvi Begolli është një emision që ka për qëllim informacionin mjekësor për dëgjuesit në lidhje me simptomat e para të disa sëmundjeve dhe kurimin e tyre. Mënyra e rrëfimit të pacientëve sesi nisin simptomat e para në formën e rrëfimeve, vizitat tek mjeku, rrëfimet e mjekëve për dyshimet e tyre në lidhje me diagnozën e saktë, vendosja e saktë e diagnozës dhe fillimi i kurimit. Bashkëpunim me mjekë të njohur dhe personazhe të njohur të cilët kanë pasur eksperienca sëmundjesh. Ky emision ka si synim informimin e publikut mbi të rejat në fushën e mjekësisë, kërkimet, teknologjitë e reja dhe gjithçka tjetër.
Çdo javë emisioni trajton një patologji të ndryshme, ku flasin njerëzit rreth një sëmundje, sqarohet si nisen simptomat e para dhe ndjesitë e tij. Më pas ky rrëfim i tregohet ekipit të mjekëve i cili shikon nëse mund të nxjerrin një diagnozë paraprake pa vizituar pacientin ose mund t’i japin një këshillë në mënyrë direkte, medikamente, ushtrime, këshilla, etj.
“Vitality Vibes” nis sezonin e ri në Top Albania Radio ditën e shtunë më 5 tetor, në orën 19:00. Ndërkohë që presim tema të tjera dhe informacione të reja, le të hedhim një sy pas nga sezoni i kaluar dhe çfarë është trajtuar çdo javë…
I ftuar në një nga episodet e emisionit ka qenë Arvin Dibra. Prej vitit 2003 ushtron profesionin si Mjek Kirurg i Përgjithshëm pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe prej vitit 2005 është edhe pedagog. Për të shuar disa kuriozitete të shprehjeve popullore, si për shembull “na ka rënë kërthiza”, si e shpjegon Arvini këtë fenomen?
Janë gurra popullore. Në pjesën më të madhe të rasteve lidhet me atë që ne në mjekësi e quajmë hernie ose populli e quan në mënyrë të ndryshme dhjamth. Në fakt, populli kur flet për dhjamthin flet për herniet inguinale – për herniet e rrënzës së kofshës. Ndërkohë që edhe kjo rënia e kërthizës është në një farë mënyre efekti i paretit në të cilin impenjohet ndonjë organ zakonisht ai që quhet ‘peshqiri i barkut’. Kjo krijon një lloj fryerje dhe një tendencë rënieje për të cilën besoj ka dalë ky termi.
E ftuar në epsiodin e pestë të emisionit, së bashku me Ilvi Begolli, ka qenë mjeke psikiatre Artiola Hoxha, e cila na dha disa detaje interesante rreth profesionit të saj. Kur është mosha e duhur që ne mund t’i drejtohemi një psikiatri? Sipas saj, qëndrimi i mbyllur bëri një mungesë socialzimi, duke qenë se njeriu duhet të jetë një qenie sociale dhe kemi nevojë të dalim e të komunikojmë me të tjerët. Duke qenë se kjo gjë mungoi gjatë kësaj periudhe dhe fëmijët zakonisht i mësojnë disa gjëra që në moshë të hershme, fëmijët e pandemisë patën vështirësi në të folur. Nëse ndodh e kundërta dhe këto kohë fëmijët janë hiperaktiv, kjo cilësohet si sindromë ADHD.
I ftuar në “Vitality Vibes”, Dr. Ervin Rapushi, analizoi dhe shpjegoi gjithçka rreth sëmundjeve të reumatizmës. Por a shëtohet reumatizma? Ja çfarë thotë mjeku.
Kontrollohet, varet nga format, shërohet. E para, sa më shpejt të kapet aq më shpejt mjekohet. Rehabilitimi është pika tjetër…
Ermira Ziçishti, mjeke pedagoge fizioterapeute në Kliniken e Rehabilitimit Fizioterapeutik në QSUNT, dhe fizioterapisti Endrit Mone për të folur më shumë rreth skoliozës – një nga deformimet që ndodhin në shpinë ose ndryshe lakimi anash i shtyllës kurrizore.
Dr. Rezarta Kapaj, kirurge plastike, ishte e ftuar në një nga episodet e “Vitality Vibes” ku zbuloi më tepër detaje për kirurgjitë plastike. Por cilat janë trendet sot? Duket se ato po ndryshojnë siç shprehet Dr. Rezarta Kapaj.
Sa i përket produkteve të injektueshme, ka dy llojë permanente dhe ato jo të tilla. Kërkesa e pamasë për zmadhimin e buzëve, duhet marrë parasysh që acidi i vjetër nuk është tretur 100%. Kur bëhen këto injeksione, duhen repsektuar raportet e fytyrës. Trendi i buzëve të mëdha po shuhet. Më shumë jam duke tretur buzë sesa duke bërë buzë. Ky trendi i buzëve jashtëzakonisht të mëdha po kalon dalë ngadalë.
Në një tjetër episod kanë qenë të ftuar muzikanti Roland Hysi, një kampion ndryshe si Gersi Troka, e ëma e tij dhe trajneri Gentian Lama. Çfarë i bëri bashkë ata në një intervistë mjaft speciale ishin temat mbi sfidat që kalojnë atletët me sindromën Down dhe si është për personat që e mbështesin atë, përfshirë këtu prindërit, organizatat dhe trajnerin. Gjatë kësaj bisede u fol rreth vështirësive që një atlet si Gersi kalon në Shqipëri, duke mos pasur mbështetjen e plotë nga qeveria. Ndihma që ai ka nga trajneri i notit është mjaft e madhe, ku Gentiani në shumicën e rasteve kontribuon me paratë e tij për zhvillimin akoma edhe më të madh të karrierës së Gersit në arën ndërkombëtare. Nga ana tjetër edhe për nënën e tij nuk ka qenë e lehtë pasi shteti nuk ka financuar mjaftueshëm për të. Fatmirësisht në Shqipëri ekziston organizata “Special Olympics Albania”, e cila ofron një mbështetje shumë të madhe jo vetëm për Gersin, por për të gjithë individët me këtë sindromë që duan të merren me sporte.
I ftuar në një episod me Ilvi Begollin ka qenë doktori italian, Giovanni Tazzioli, për të folur rreth sëmundjeve kancerogjene. Prof. Giovanni Tazzioli është ekspert në Kirurgjinë e Përgjithshme. I diplomuar për Mjekësi dhe Kirurgji, ai kryesisht merret me kirurgjinë e gjirit, trajtimin e tumoreve beninje dhe malinje të gjirit, kirurgjinë onkoplastike dhe trajtimin e sëmundjeve trashëgimore të gjirit. Tazzioli është profesor i asociuar i Kirurgjisë së Përgjithshme në Universitetin e Modenës dhe Reggio Emilia dhe gjithashtu autor i botimeve shkencore dhe ka marrë pjesë, gjithashtu si folës, në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dr. Marsida Duli, profesoreshë në universitet dhe mjeke e specializuar në fushën e nefrologjisë, na ka zbuluar më shumë për sëmundjet e veshkave, moshat që prekin dhe kur duhet të shqetësohemi. Lidhur me statistikat, doktoresha tregoi se ato sa vjen e po rriten.
Sapo vjen e preken edhe moshat më të reja. Kjo i dedikohet edhe sëmundjeve të tjera bashkëshoqëruese. Mosha të reja sa vjen e po vuajnë nga diabeti apo hipertensioni. Nuk lëmë pa përfshirë edhe sëmundjet e traktit urinar. Neglizhimi nga qytetarët shkakton sëmundje kronike.