Celebrities Showbiz

Teksa promovonte filmin e saj të ri, aktorja e njohur zbulon se është e infektuar me COVID-19!

Aktorja e njohur Keira Knightley ka treguar se ajo dhe familja e saj janë infektuar me COVID-19. Aktorja 36-vjeçare është duke u izoluar në shtëpinë e saj në veri të Londrës, ku po lufton me virusin së bashku me vajzat Edie 6 vjeç dhe Delilah 2 vjeçe, të cilat gjithashtu kanë rezultuar pozitive.

Aktorja e njohur u intervistua së fundmi nga revista “Stella” teksa promovonte “Silent Night” dhe ajo përmendi se aktualisht është në karantinë me familjen e saj, duke luftuar me sëmundjen. Ndërkohë që e gjithë familja lufton me virusin, bashkëshorti i aktores, James Righton, nuk ka pasur simptoma. Keira gjithashtu bëri të ditur se vajzat e saj po ndiheshin më mirë se ajo, edhe pse ajo i kishte marrë të dyja dozat e vaksinës.

Jam infektuar me COVID dhe po ndihem goxha keq. James është asimptomatik dhe është shumë i vetëkënaqur për këtë.

Aktorja po rikthehet për të punuar në film me produksionin e ri të “Silent Night”, projekti i saj i parë madhor që nga tetori 2020, kur u largua nga seria e ‘Apple TV Plus The Essex Serpent’. “Silent Night” është një dramë-horror me temën e Krishtlindjeve.

Ne po filmonim skena rreth dyqaneve që mbaronin pa ushqim në të njëjtën kohë kur lajmet po bëheshin plot me histori se letrat higjenike ishin zhdukur. Ngjashmëria surreale ishte tepër e çuditshme për të gjithë. Filmi ndoshta duhet të vijë me një paralajmërim. Sepse tani të gjithë po vijnë në film me një përvojë të jetuar. Shpresojmë jo aq e tmerrshme sa kjo, por befas është bërë shumë më e papërpunuar.

Drama ka në fokus Nell dhe Simon, të cilët po përgatiten për një darkë të përsosur Krishtlindjesh në shtëpinë e tyre në fshat.  Filmi fillimisht duket si një komedi e errët, por shpejt bëhet e qartë se mbijetesa e pushimeve mund të mos jetë aq e thjeshtë. “Silent Night” do të publikohet më 3 dhjetor.