Celebrities Gossip Showbiz

Telashet nuk kanë fund për Chris Brown! Për çfarë i është ngritur atij padi së fundmi?!

Së fundmi qeni i artistit të njohur, Chris Brown, ka sulmuar egërsisht një grua në pronën e tij dhe më pas këngëtari është përpjekur ta mbulonte atë kur u thirr 911, ose të paktën kështu pretendohet sipas ish-administratores së shtëpisë që e paditi atë. Shërbëtorja e shtëpisë, Jane Doe, pretendon se Chris është përgjegjës për dëmtimet që pësoi kur qeni i tij, Hades, e sulmoi atë në dhjetor ndërsa ajo po punonte në shtëpinë e Chris.

Në dokumentet ligjore të siguruara nga “TMZ”, gruaja thotë se po zbrazte plehrat jashtë, kur papritur shfaqet qeni, i cili filloi t’a kafshonte atë. Sipas Jane pretendohet se ai i kafshoi asaj pjesë nga fytyra, krahët dhe trupi dhe duke e lënë atë në një gjendje të mjerueshme. Motra e saj gjithashtu dha hollësi në një proces gjyqësor të veçantë që ajo bëri disa muaj më parë, por kjo nuk është as pjesa më e çuditshme e historisë. Viktima pretendon se edhe pse Chris ishte në shtëpi me familjarët dhe miqtë e tij, askush nuk doli ta ndihmonte pavarësisht thirrjeve të saj.

Ajo pretendon se sapo sulmi kishte mbaruar, ajo ishte shtrirë në një pellg me gjak, kur Chris erdhi pranë saj, dhe pastaj ata filluan të thërrisnin policinë dhe mjekët. Në fund, ajo u mor nga ambulanca pas gjithë ngjarjes së ndodhur.

Doe pretendon se më vonë, autoritetet u përpoqën të merrnin vesh gjithë çfarë ndodhi, por ajo thotë se këngëtari u tregua një mashtrues i vërtetë dhe  shprehu se nuk e dinte se çfarë ndodhi. Në padi, ajo pretendon që Hades u ekzekutua disa javë më vonë nga Sherifi i Qarkut Humboldt pasi kuptoi se qeni ishte i rrezikshëm. Megjithatë, është ende e paqartë pse Hades ndodhej në Humboldt, një qark i Kalifornisë së Veriut, disa orë larg shtëpisë së Chrisit.

Ish-shërbëtorja vazhdon duke thënë se asaj iu desh t’i nënshtrohej një operacioni të gjatë për të shpëtuar jetën e saj. Në këtë mënyrë, Jane po padit këngëtarin e famshëm për dëmtime shumë të mëdha.