Celebrities Gossip Showbiz

Telashet nuk kanë të sosur, Britney Spears tani akuzohet për dhunë?!

Autoritetet po hetojnë Britney Spears pasi dyshohet se ajo ka goditur një punonjëse gjatë kësaj jave. Këngëtarja e muzikës pop, është e dyshuar në një hetim, ka treguar zëdhënësi i Zyrës së Policisë të Qarkut Ventura për “E!” në një deklaratë.

Mosmarrëveshja dyshohet se ndodhi në shtëpinë e yllit të popit ditën e hënë, rreth orës 10 të mëngjesit.

Punonjësja pretendon se Spears e goditi me një telefon tek duart pasi u përball me të kur punonjësja u kthye nga një vizitë te veterineri. Punonjësja gjithashtu deklaron se Spears goditi dorën e saj edhe pse sipas policisë nuk ishte lënduar. Autoritetet u thirrën në vendngjarje, por sapo mbërritën oficerët, ata mësuan se punonjësja ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar në stacionin lokal në Thousand Oaks, Kaliforni, për të raportuar incidentin e pretenduar.

Autoritetet u përpoqën të kontaktonin me Spears për ta marrë atë, por ajo nuk donte të fliste me ta. Policia do të dërgojë çdo rezultat që zbardhet nga hetimi në Zyrën e Prokurorisë të Qarkut Ventura, e cila do të shqyrtojë rastin dhe do të vendosë nëse do ta dënojë yllin e popit apo jo. Nga ana tjetër, avokati i Spears, Mathew Rosengart ka treguar në një deklaratë se nuk është asgjë më shumë se një dhunë e supozuar dhe shtoi:

Për një celular, pa asnjë goditje dhe padyshim asnjë dëmtim. Çdokush mund të bëjë një akuzë. Kjo duhet të ishte mbyllur menjëherë.

Rikujtojmë se, siç e dinë dhe fansat, Britney Spears është martuar dy herë në të kaluarën. Ajo ishte martuar shkurtimisht me Jason Allen Alexander në vitin 2004 dhe me Kevin Federline nga viti 2004 në 2007. Por, a shkoi drejt altarit këngëtarja e muzikës pop për herë të tretë me ish të fejuarin e saj, Jason Trawick? Sipas “Page Six”, dokumentet e zbuluara kohët e fundit duket se pranojnë që Spears ka qenë e martuar me Trawick.

Së fundmi ylli i pop-it, Britney Spears iu drejtua lëvizjes “Free Britney” ku shpjegoi dhe arsyen se pse ajo vendosi të ndante fotografitë e saj ‘topless’ në mediat sociale. Këngëtarja 39-vjeçare ndau me ndjekësit e saj disa foto ‘topless’ teksa mbulonte gjoksin me duar.