Sport

Telenovela ‘Mbappe” drejt fundit, mediat konfirmojnë vendimin përfundimtar të francezit!

Telenovela “Kylian Mbappe” duket se është drejt fundit, ndërsa tashmë duket se destinacioni i sulmuesit do të jetë kryeqyteti i Spanjës, jo ai i Francës.

Gazetari i njohur sportiv, Alessandro Alciato, ka bërë me dije në një postim në “Twitter” se francezi do të bashkohet me skuadrën e Real Madrid përpara finales së Champions League ndaj Liverpool, që do të luhet me 28 maj.

“Zyrtarizimi i Mbappe te Real Madrid do të vijë shumë shpejt. Para se skuadra e Ancelottit të luajë finalen e Champions League. Numërimi mbrapsht ka filluar.”-shkroi gazetari.

Pra para datës 28 maj Mbappe do i japë lamtumirën Parisit, për t’u transferuar në Madrid të Spanjës dhe për të nisur një etapë të re në karrierën e tij.

Edhe spanjollja “Marca” e ka bërë fakt të kryer marrëveshjen finale mes Real Madridit dhe yllit francez: “Kylian Mbappé e ka vendosur tashmë të ardhmen e tij. Ai e tha këtë në galanë e futbollit francez, të mbajtur mbrëmjen e së dielës, 15 maj. E ardhmja e tij kalon përmes Real Madridit. Sulmuesi dhe Real Madridi e mbyllën marrëveshjen javën e kaluar.

Ata vulosën gjithçka që u fol në muajt e fundit, kohë në të cilat Mbappe ka marrë lloj-lloj presionesh, duke filluar nga ato të ushtruara nga drejtuesit e klubit të tij, pastaj nga tifozët dhe duke përfunduar nga politikanët me Macron në krye.

Ai nuk ka dyshuar kurrë, por ato presione, disa të shoqëruara me para shumë larg çdo logjike futbollistike, kanë arritur të krijojnë tension dhe momente të vështira për t’u përballuar. Taktikat e Florentino Pérez kanë qenë shumë të thjeshta gjatë gjithë sezonit.

Ai nuk ka kërkuar një parakontratë të firmosur, gjithçka e ka bazuar në përkushtimin dhe dëshirën e futbollistit për të luajtur për Real Madridin. Klubi i bardhë ka qenë gjithmonë aty, në hije dhe duke përdorur njerëz kyç, të afërt me kampionin e botës”.