Fashion Lifestyle

Tendenca e palltove, këtë dimër rikthehet pelerina

Pas dekadave harrese nga krijuesit e modës, pelerina rikthehet me gjithë madhështinë e saj. Këtë sezon do të jetë mes veshjeve të jashtme më të ftohta të dimrit. Duke pasur parasysh tendencës “oversize” ishte disi e parashikueshme sepse palltot vijnë me linja të mëdha, shoqëruar me fustane të të njëjtit stil, me materialin lesh ose “vinil” (e papërshkueshme nga uji) Aksesor alternativ paraqitet kapuçi.

 

Pra palltoja mund të jetë gjithashtu një përzierje midis modelit të papërshkueshëm nga uji, të shtrënguar në bel nga një rrip më i butë dhe pelerinës që papritur fillon shkëputjen nga shpatullat e së njëjtës veshje. Michael Kors ishte i pari që e bëri pelerinën epiqendër të koleksionit dimëror, me të cilat ai sfiloi duke i kushtuar 20 veshje nga 59. Projektuesi amerikan ka risjellë për veshjen e jashtme mantelin dhe kapuçin të stilit Sherlock Holme. Zakonisht veshja plotësohet me çizme që përdoren gjerësisht për hipizëm.

Palltoja e gardërobës sonë të dimrit duhet të jetë gjithashtu e gjatë dhe mbështjellëse, për të mbuluar fundet e pantallonave të gjata dhe të gjera që janë rikthyer në modë. Pra nuk do të ketë këtë dimër asnjë mungesë të modeleve klasike të “huazuara” nga stili mashkullor, me butona metalikë.

Luisa Spagnoli na sjellë pallton e ngrohtë dhe të gjerë, me dy krahëza që dalin afër belit dhe rrip të shtrënguar, e cila kombinohet çizme të larta të buta në këmbë dhe doreza lëkure.

Gjithashtu linjat e buta, me material cilësorë, ngjyra natyrale të tokës, të palltove Max Mara janë një tjetër garanci e stilit dhe qëndrueshmërisë. Max Mara gjithashtu ofron pelerinën e saj prej kashmiri të pastër të qepur me dorë me shirita të dyfishtë. Kombinimi është me një fund të errët, kapuç, pulovër me mëngë të gjata dhe çarje anësore me lidhëse.

Ndërkohë, Stella McCartney preferon të sjellë për një model të gjatë, të tipit ushtarak, me një jakë të lartë dhe të mbyllur nga butona për të holluar figurën. Veshja vjen me ngjyrat që janë tendencë e vitit 2021, si e bardha dhe e kaltra.