Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Tenistja më e mirë në botë, Maria Sharapova shtatzënë për herë të parë!

Së fundmi, ish-ylli i tenisit, Maria Sharapova ka njoftuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Në ditëlindjen e saj të 35-të, Maria Sharapova njoftoi përmes rrjetit social Instagrami se është në një pritje të ëmbël. Ndërkaq, ajo ka shkruar se:

Fillime të çmuara. Ngrënia e tortës së ditëlindjes për dy ka qenë gjithmonë specialiteti im.

Rikujtojmë, se Sharapova u martua pak kohë më parë me biznesmenin britanik Alexander Gilkes, me të cilin ka edhe fëmijën e saj. Pesë herë kampionia e Grand Slam-it u tërhoq nga tenisi në vitin 2020. Ajo është një nga 10 femrat që përfunduan karrierën e Grand Slam-it, duke fituar 5 turne Grand Slam gjatë 10 viteve.

Pak kohë më parë tenistja më e mirë në botë, ka prezantuar linjën e saj të parë të mobiljeve për shtëpi. Në bashkëpunim me markën e njohur të mobiljeve, “Rove Concepts”, 35-vjeçarja ka krijuar pjesë të frymëzuara nga arkitektura japoneze dhe estetika minimaliste. Linja ekskluzive përbëhet nga 6 pjesë mobiliesh, divane, stola të veshur me tapiceri, llamba dyshemeje, qilima dhe një tryezë ndihmëse të bërë nga materiale natyrore të tilla si druri i arrës dhe kërpit.