Aktualitet

Tentoi rrëmbimin e një fëmije në një market në Tiranë, gruaja ende e paidentifikuar!

Ende mbetet mister dhe nuk ka një identifikim të protagonistes së ngjarjes shokuese në një market në Rrugën e Barrikadave në Tiranë, ku një grua që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, mori në krahë një vajzë 2 vjeçe e ka tentuar të largohet.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet duke iu afruar fëmijës dhe doli me të nga dera e marketit. Gjithçka është parë nga një grua tjetër që priste për të paguar pranë kasës e që mendohet të jetë nëna e të miturës. Ajo e ndoqi jashtë dhe e ktheu vajzën në dyqan. Më pas hyri dhe e dyshuara e cila shihet duke i komunikuar diçka.

Policia bën me dije se shtetasi E.D., 34 vjeç, ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një shtetase ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkruar në vendngjarje ku kanë administruar pamjet filmike si dhe kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor.

Vijon puna për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.