Bota Botë e Çuditshme

Teoria më e re/ Universi ynë është krijuar në laborator!

Një shkencëtar i Universitetit të Harvardit ka zbuluar një teori interesante se si është formuar universi ynë. Ai është i bindur se universi është krijuar në një laborator nga “klasa” më e lartë e formës jetësore.

Avi Loeb, autori i librave më të shitur dhe ish-kryetari i departamentit të astronomisë në Harvard, këtë javë shkruajti një artikull në revistën shkencore “Scientific American” duke parashtruar çështjen se universi mund të ishte formuar në një laborator nga një “civilizim teknologjik i përparuar”.

Nëse është e vërtetë, ai tha se historia e origjinës së universit do të unifikonte idenë fetare të një krijuesi me idenë laike të gravitetit kuantik. Loeb shprehet se:

Meqenëse universi ynë ka një gjeometri të sheshtë me një energji neto zero, një qytetërim i përparuar mund të kishte zhvilluar një teknologji që krijoi një univers ‘fëmijë’ nga asgjëja përmes tunelit kuantik.

Një nga idetë më interesante të paraqitura në artikull, është sistemi i klasifikimit të qytetërimit. Loeb tha se si një civilizim teknologjik i nivelit të ulët, njerëzit janë të klasës C.

Edhe nëse teknologjia jonë të përparojë deri në pikën ku mund të bëhemi të pavarur nga Dielli, ne do të ishim klasa B. Nëse mund të krijojmë universet tona ‘të vogla’ në një laborator (si krijuesit tanë teorikë) ne do të ishim të klasës A. Avi Loeb vijon:

Sigurisht, ka një numër të madh të gjërave në rrugën tonë, pengesa më e madhe është paaftësia jonë për të krijuar një dendësi mjaft të madhe të energjisë së errët brenda një rajoni të vogël. Sidoqoftë, edhe nëse do të arrijmë ndonjëherë atje, do të ishim në gjendje të bashkoheshim me krijuesit tanë teorikë në klasën A.

Në çdo rast, teoria është bindëse, modeste dhe pak e frikshme gjithashtu. Nëse duhen besuar edhe teoritë e kaluara të Loeb, ka të ngjarë që ne të mos jemi të vetmit në univers që synojmë statusin e klasës A.