Bota

Tërmet i fortë në Peru, magnituda 7.5!

Tërmet i fuqishëm në Peru ku sot u regjistrua një lëkundje me magnitudë 7.5 e shkallës Rihter, 40 km nga qyteti Barranca, në thellësinë mbi 100 km. Për momentin, mësohet vetëm se u ndje deri në kryeqytetin Lima, si edhe nga banorët në Ekuador që raportuan për tërmet.

Njoftimin për magnitudën e dha Shërbimi i Monitorimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, USGS. Për momentin nuk është lëshuar paralajmërim për cunami e nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale. Thellësia mbi 100 km ndikoi në kufizimin e nivelit të dridhjes së tokës. Ndërkaq, bëhet e ditur se në zonën e goditur nga tërmeti, nuk ka një numër të madh banorësh.