Rajoni

Tërmet i magnitudës 6.3 Rihter në Kretë të Greqisë!

Dridhet toka në Greqi. Një tërmet i fortë me magnitudë 6.3 i shkallës Rihter, u regjistrua sot në 12:24 minuta me orën lokale, me epiqendër 23 kilometra në lindje të Zakros Lassithi, sipas një regjistrimi elektronik të Institutit Gjeodinamik të Athinës.

Lëkundja u shënua në thellësinë 8.2 kilometra, duke u përqëndruar në zonën nëndetare, në juglindje të Ierapetras. Fatmirësisht nuk ka njoftime për të lënduar e dëme materiale, siç bëri të ditur Qendra e Brigadës së Zjarrfikëseve, ndërsa të gjitha forcat ushtarake në Kretë janë gati të ndërhyjnë nëse është e nevojshme.

Tërmeti u ndje edhe në ishujt e Dodekanezit, kryesisht në Kasos, Karpathos e Rodos.