Aktualitet

Tërmeti i sotëm, sizmiologu i njohur: Zonë e magnitudave të vogla, nuk ka lidhje me tërmetin e 2019-ës!

Lëkundje tërmeti u ndjenë sot në Tiranë e në disa qytete të vendit rreth orës 16:04. Mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 3,9 të shkallës Rihter ndërsa epiqendra ishte 24 km në verilindje të Tiranës. Lëkundjet e ditës së sotme përkojnë me tërmetin e dy viteve më pare te shkalles 5.8 që tronditi vendin në të njëjtën datë dhe orë.  Nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

Ndërkaq sizmiologu  Rrapo Ormeni tha se zona e Klosit është një zonë që njihet për tërmete të kësaj magnitude që nuk shkaktojnë dëme. Ai e ka konsideruar vetëm një koeçidencë datën dhe orën e njëjtë me tërmetin e 2 viteve më parë.

“Zona që ka rënë tërmeti është e njohur për tërmete të kësaj magnitude. Në tërësi në këtë zonë bien tërmete të vegjël që nuk shkaktojnë dëme. Tërmete të kësaj magnitude bien në këtë zonë. Nuk ka lidhje me tërmetin e dy viteve më parë epiqendra e të cilit ishte në Durrës. Nuk kanë lidhje pavarësisht koeçidencës në datë dhe orë. Në Klos bien vetëm tërmete të këtij niveli magnitude”- tha sizmiologu.

Ndërkohë  bashkia e Dibrës ka ngritur shtabin e emergjecës për dëmet e mundhsme që mund të ketë shkaktuar kjo lëkundje.