Auto & Moto Bota Tech

“Tesla” përplaset me pemën, 2 të vdekur!

Aksidentohet duke u përplasur me pemën makina “Tesla”, dy persona humbën jetën. Makina pa shofer është përplasur me një pemë në veri të Houston-it. Cinthya Umanzor një oficere e policisë në Houston u shpreh se nuk kishte asnjë person në sediljen e drejtuesit.

Makina e aksidentuar, Tesla Model S 2019, po udhëtonte me shpejtësi të madhe dhe nuk arriti të devijonte një pengesë që doli në mes të rrugës, duke u përplasur më pas me një pemë e më pas ka shpërthyer në flakë.

Pas shuarjes së zjarrit u lokalizuan dy pasagjere, njëri në sediljen e pasagjerit dhe tjetri në sediljen e pasme të Teslas. Kompania e Teslas  ende nuk ka dhënë ndonjë koment në lidhje me aksidentin.

Elon Musk, shefi ekzekutiv i Tesla-s, ka paraqitur më parë vizionin e tij për makina “të vetë-drejtuara plotësisht” që do të vihen në dispozicion këtë vit.

Ndërkohë agjencia e sigurimit të automjeteve amerikane tha në mars se ka hapur 27 hetime për përplasjet e automjeteve Tesla. Të paktën tre nga aksidentet ndodhën kohët e fundit. Bëhet me dije se  incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe në vitet e mëparshme.