Auto & Moto Tech

Tesla prezanton katërçikletën e parë për fëmijë!

Gjiganti Tesla ka prezantuar së fundmi katërçikletën ‘Tesla Cyberquad” vetëm për fëmijë dhe ka arritur ta shesë atë në një rekord kohor. Cyberquad në shitje për tregun amerikan vetëm ditët e fundit është në fakt vetëm një automjet i krijuar për fëmijë.

‘’Tesla Cyberquad’’ është i pajisur me një bateri 36 Volt, lejon një shpejtësi maksimale prej 16 km/h e cila mund të kufizohet në 8 duke shtypur një buton. Gama e baterisë, nga ana tjetër, është 25 km. Mini-automjeti përmban goma me ajër të kompresuar, një kornizë çeliku të salduar, pezullim të rregullueshëm dhe frenim të diskut të pasmë.

Dizajni riprodhon besnikërisht atë të projektit origjinal Cyberquad, prej të cilit ruan gjithashtu teksturën e fenerëve. ‘’Cyberquad for Kids” kushton 1 900 dollarë dhe tek blerësit nuk dërgohet plotësisht i montuar. Udhëzimet e montimit të Tesla tregojnë rreth 20 pjesë të ndryshme që duhet të montohen pasi kutia të merret në shtëpi.

Ndërkaq, planet e prodhimit të Tesla Cybertruck po ndryshojnë edhe një herë. Të premten e kaluar, CEO Elon Musk tha në Twitter se Cybertrucks-ët e parë që do të prodhohen do të jenë një “variant me katër motorë” me “kontroll të pavarur dhe “reagim ultra të shpejtë në çdo rrotë”. Kryesisht, kjo shtyn mënjanë prodhimin e variantit me tre motorë, i cili duhej të ishte i pari. Së dyti, ky variant me katër motorë është diçka krejtësisht e re.

Musk tha në Twitter se ata që kanë rezervuar për një kamion që nuk është ky variant me katër motorë, do të mund ta përmirësojnë atë. Ai nuk dha ndonjë specifikim tjetër për baterinë, fuqinë ose motorët, por përsëriti se Cybertruck do të jetë një “krijesë e çmendur e teknologjisë”.