Lifestyle

“Tesla” raporton fitime rekord

‘Tesla’ raportoi fitimet më të mëdha të tremujorit duke shprehur ambicien për të arritur ndërkohë objektivin për gjysmë milionë makina të shitura deri në fund të vitit.

Performanca e mirë dhe ambiciet ishin një lajm i mirë për investitorët, që kanë fituar më shumë se 400% deri më tani, këtë vit. Aksionet e Teslas u rritën sërish në bursa pas publikimit të raportit të fitimeve.

Ka patur dyshime se ‘Tesla’ nuk do të mund të arrinte objektivin për të shitur 500 mijë makina këtë vit, kjo edhe falë mbylljes së fabrikës së saj në Fremont të Kalifornisë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

‘Tesla’ raportoi të ardhura neto prej 874 milionë dollarësh, 156% më shumë se një vit më parë. Pritet ndërkohë që fabrika e Teslas në Kinë të luajë një rol akoma më të madh në ambiciet e saj globale. Në një bisedë me investitorët, drejtori ekzekutiv i teslas, Elon Musk, e mbajti nën kontroll entuziazmin dhe tha se sfida të mëdha e prisnin kompaninë përpara.