Bota Tech

Tesla shet 75% të Bitcoin-it të saj!

Së fundmi Tesla ka shitur një pjesë të madhe të zotërimeve të saj të kriptomonedhave, pasi bëri bujë vitin e kaluar duke zbuluar se kishte një investim të rëndësishëm në Bitcoin. Kompania, e cila është prodhuesi i dytë më i madh i automjeteve elektrike në botë, shkëmbeu 75% të zotërimit të saj në Bitcoin, i cili ka rënë në vlerë gjatë muajve të fundit.

Para dy ditësh Tesla shiti 936 milionë dollarë të kriptos më të madhe në botë. Në shkurt, u zbulua se firma investoi 1,5 miliardë dollarë në kripto, gjë që shkaktoi një kërkesë në rritje dhe rriti vlerën e Bitcoin. Tregjet e kriptove janë tejet të paqëndrueshme, me Bitcoin që arrin një nivel të lartë historik prej pothuajse 70000 dollarë në nëntor 2021, ndërsa tani, po tregtohet me më pak se 25000 dollarë.

Ndërkaq, rikujtojmë se përditësimi më i fundit i softuerit të Tesla-s përfshin një veçori që mund të parandalojë shumë dëmtime të makinës dhe ndoshta edhe të shoferit. Siç bëhet e ditur, përditësimi do t’u mundësojë automjeteve Tesla të skanojnë rrugën përpara gropave për të llogaritur rrugët e vështira.

Pronarët e makinave Tesla mund ta akvizitojnë funksionin e ri duke zgjedhur butonin “Comfort” nën cilësimin “Adaptive Suspension Damping”. Por veçoria e re mund të varet nga vendi ku po kalon automjeti që do të thotë se mund të mos jetë i diponueshëm për çdo gropë dhe çarje në rrugë.