Auto & Moto

Tesla thyen rekordin e makinave elektrike!

Tesla ka vendosur një rekord të ri për makinat elektrike pasi ka përshkuar p֝ër një kohë minimale pisten e garave në Nürburgring të Gjermanisë.

Drejtori ekzekutiv Elon Musk shkroi në Twitter se një Tesla Model S Plaid kishte përshkuar pistën e Nürburgring për 7 minuta, 30.9 sekonda.

Ishte “krejtësisht e pa modifikuar”, tha ai.

Model S Plaid prej 133,000 dollarësh theu rekordin e mëparshëm për EV-të, të vendosur nga Taycan Turbo i Porsche, me 11 sekonda më pak.

Tesla publikoi një video të marrë nga brenda makinës ndërsa po garonte rreth “pistës” 21 kilometra të gjatë “Nürburgring Nordschleife” në një xhiro të dytë, të cilën e përfundoi në pak më shumë se 7 minuta 35 sekonda.

Tesla do të shkojë përsëri me një version të modifikuar të modelit S Plaid, tha Musk.

Ndryshe, Plaid me 1.000 kuaj fuqi është versioni më i fuqishëm i Model S.