Auto & Moto

Tesla urdhëron tërheqjen e më shumë se një milion makinave në SHBA!

Së fundmi, Tesla po tërheq afro 1.1 milion makina në SHBA sepse xhamat mund të mbyllen shumë shpejt dhe të lëndojnë gishtat e njerëzve. Sipas mediave të huaja, dokumentet e prodhuara nga rregullatorët amerikanë tregojnë se dritaret mund të mos reagojnë siç duhet pas zbulimit të një pengese. Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada thotë se kjo është një shkelje e standardeve të sigurisë.

Tesla thotë se një përditësim i softuerit do ta rregullojë problemin. Prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike ka pasur përplasje të vazhdueshme me rregullatorët federalë të sigurisë. Ky problem thuhet se ekziston në katër modelet e Tesla-s, veçanërisht Model 3 2017-22 dhe disa SUV të Model Y 2020-21, Model S dhe SUV-të Model X.

Tesla zbuloi problemin me dritaret automatike gjatë testimit të prodhimit në gusht ndërsa pronarët do të njoftohen me letër, nga 15 nëntori. Dokumentet e kompanisë tregojnë se automjetet e prodhuara pas 13 shtatorit tashmë kanë softuerin e përditësuar të nevojshëm për të zgjidhur problemin. Tesla tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë pretendimi garancie, përplasjeje, lëndimi ose vdekjeje në lidhje me tërheqjen.

Rikujtojmë, se më 5 shtator, kompania Tesla-s ngriti çmimin e software-it të saj të drejtimit gjysmë autonom “Full Self-Driving” në 15,000 dollarë. Por ky çmim ka provokuar zemërimin e shumë njerëzve. Dhe tani, një raport i ri sheh disa që tashmë e zotërojnë duke thënë se thjesht nuk ia vlen për një shumë të tillë parash. CNN Business raporton se, pasi folën me 13 individë që zotërojnë një Tesla me diçka të tillë, 11 prej tyre thonë se nuk ia vlen çmimi i ri i kërkuar