Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet

Testi psikologjik dhe i poligrafit ndaj efektivëve, Kushtetuesja: Përse të mos i nënshtrohen edhe politikanët?

Gjykata Kushtetuese nisi sot gjykimin e padisë për shfuqizimin e dy neneve, për testin e poligrafit dhe testin psikologjik ndaj efektivëve të policisë. Kushtetuesja replikoi me përfaqësuesen e Kuvendit, Mimoza Arbi, e cila këmbënguli se përdorimi i poligrafit është i ligjshëm. Argumenti më i fortë ishte se përse këtij testi të poligrafit nuk iu nënshtruan dhe gjyqtarët, prokurorët e SPAK-ut apo edhe politikanët. Arbi tha se testi i poligrafit bëhet për të riparë shkallën e besueshmërisë së kandidatit ndërsa për blutë është shtuar dhe testi psikologjik për të parë reagimin ndaj situatave të ndryshme.

Më poshtë keni të renditura disa nga pyetjet dhe përgjigjet që karakterizuar seancën e parë në Kushtetuese

Pyetje: Dua që të imagjinoni për një moment që ju vetë aplikoni në strukturat e SPAK dhe doni të bëni testimin dhe doni t’i nënshtroheni testit të poligrafit dhe do të keni një listë me pyetje për jetën tuaj që nuk është e ekspozuar në publik, listë që nuk e dini dhe dini që rezultati ose suksesi i kësaj interviste varet nga mënyra se si punëson gjaku juaj. Do të doja një përgjigje të arsyeshme?

Arbi: Ligjvënësit parashikojnë vendosjen e bërjes së testit të poligrafit për këto funksione që përmende në dispozitat përkatëse si element për të parë dhe riparë shkallën e besueshmërisë së kandidatit në raport me atë çfarë thotë në shpjegimet apo përshkrimet me atë çka del nga përdorimi i tij por nuk është deteminant që komisioni të vendosë nëse vërtetë i plotëson kriteret apo jo. Për veten time, nëse flas si individ e kam të theksuar pjesën emocionale dhe e di këtë gjë, ndaj nuk do futesha fare të konkurroja.

Për punonjësit e policisë, kanë specifika të tjera se janë direkt në vendin e ngjarjes, direkt mes njerëzve, mes turmës dhe mendoj që ligjvënësi këto ka pasur parasysh kur ka vendosur testin psikologjik për të parë mënyrën e reagimin ndaj këtyre situatave që mund t’i ndodhin një punonjësi policie.

Pyetje: Pse është parë e nevojshme që t’i jepet SHÇBA-së kompetencë e kryerjes së testit të poligrafit?

Arbi: Ashtu e ka dhe ligji që funksionarët e lartë do t’i nënshtroheshin një komisioni të jashtëm, ndërsa për punonjësit e tjerë të policisë të niveleve më të ulëta, verifikimi është dispozuar të bëhej në mënyra të ndryshme.

Pyetje: Meqë testin psikologjik e lidhni dhe me integritetin, me besueshmërinë, mendoni se do ishte gjë e mirë që t’i nënshtrohej dhe vetë ligjvënësi një testi psikologjik para se të merrte detyrën?

Arbi: Për këtë pyesni ligjvënësin.

Pyetje: Në vendet që nënkomisioni është kompetent për të ndjekur zbatimin e ligjit për vettingut në polici, ju thatë që ka monitoruar zbatimin e ligjit. Ka pasur sugjerime për të parashikuar testet specifikë në zbatim të nenit 38?

Arbi: Jo, mesa di unë. Nuk rezulton që të ketë pasur.