Botë e Çuditshme Love & Sex

Tezja e tij humbi jetën nga COVID-19, fermeri krijon zemrën me dele në nder të saj!

Të gjithë ju i keni përjetuar ditët e vështira të pandemisë së COVID-19, ku u detyruat të qëndronit larg njerëzve të afërt për shkak të rregullave të forta. Kjo situatë i ka ndodhur edhe Ben Jackson nga Australia.

Fermeri ndodhej në New South Wales kur tezja e tij Debby humbi jetën në Queensland, 400 km larg dhe për shkak të pandemisë nuk mundi ta përshëndeste për herë të fundit dhe të merrte pjesë në funeralin e saj. Për këtë arsye, ai gjeti një mënyrë krejt të veçantë për të kujtuar tezen e ndjerë, duke krijuar një zemër gjigante në fushë.

Ben hodhi një sasi të madhe drithërash në tokë duke mundësuar që delet të shkonin pas ushqimit dhe të krijonin imazhin e ndjerë në homazh të familjares së tij.

Ju rikujtojmë historinë e veçantë të Xavier Antó-s dhe Carmen Panzano-s, të dy rreth 90-vjeç, të cilët kanë qenë të ndarë fizikisht nga njëri-tjetri qëkur pandemia goditi Spanjën. Çifti është martuar 65 vjet më parë dhe asnjëherë nuk kishin kaluar aq shumë kohë larg njëri-tjetrit.

Shtëpia e pleqve në Barcelonë, ku Carmen jeton është e mbyllur për vizitorët për më shumë se një vit për të mbrojtur banorët nga COVID-19. Xavier shfaqet tre ose katër herë në javë në dritaren e katit të parë për të kaluar kohë me gruan e tij.