Celebrities Gossip Showbiz

“Tezja vdes për ty”, Luana Vjollca nuk i kursen fjalët më të ëmbla për Marget!

Me datë 24 nëntor, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë për herë të parë prindër. Çifti u bekua me një vajzë, të cilën e bekuan me emrin Marget (nga bashkimi i emrave, Marina dhe Getoar). Prej shumë kohësh ishte përfolur një shtatzëni e prezantueses bukuroshe deri sa pritja mori fund.

Një ditë pas ardhjes në jetë të Marget, teze Luana reagoi me një shkrim në Instastory teksa u shpreh se është “ndjesia më e bukur në botë”. Jo vetëm kaq, por ditën e sotme, bukuroshja ka treguar në llogarinë e saj në Instagram një foto teksa mban dorën e mbesës dhe një tjetër, teksa mban dorën e së motrës, duke mos i kursyer fjalët më të ëmbla.

Marget, tezja vdes për ty. Përjetësisht @marina_vjollca

Ndërkohë, rikujtojmë se pak ditë më parë Marina dhe Luana ndanë disa foto shumë të ëmbla së bashku, teksa kjo e fundit u shfaq duke prekur barkun e rrumbullakosur të Marinës. Prezantuesja bukuroshe tregoi se ishte shumë e emocionuar për ardhjen në jetë të mbesës së saj. Luana i shoqëroi këto fotografi me mbishkrimin:

Tezja me mbesën.

Rikujtojmë se, në Instagramin e saj herë pas here, prezantuesja bukuroshe zgjedh të ngacmojë pak ndjekësit e saj. Para pak kohësh Luana ka treguar se ka marrë një banesë të re në Kosovë, më saktë në lagjen e re në Novobërdë të Gjilanit, ku banojnë  edhe yje si Ledri e Lumi B. Teksa e ka treguar këtë me anë të një Instastory ajo ka ftuar ndjekësit që të zbulojnë se cila nga banesat është e saja.