Celebrities Film & Tv Showbiz

Tha se aktorët e “Squid Game” janë të panjohur për publikun, kritikohet regjisori i njohur!

Së fundmi, regjisori i njohur i Hollywood-it, Steven Spielberg është kritikuar pas komentit se aktorët e serialit televiziv korean “Squid Game” janë njerëz të panjohur. Duke folur në një panel të ‘PGA Aëards’ të shtunën, regjisori vlerësoi shërbimin e transmetimit Netflix për mundësinë që iu jep aktorëve më pak të njohur për të udhëhequr produksione. Ndërkaq, ai u shpreh se:

Shumë kohë më parë, ishin yjet vendas që e sollën audiencën në filma. Sot, është interesante, njerëz të panjohur mund të luajnë mini-serial të tërë, mund të jenë në filma. Mirëpo komentet e tij nuk u pritën mirë nga fansat e serialit, të cilët theksuan se disa aktorë të “Squid Game” janë në fakt emra të mëdhenj në të gjithë Azinë. Dikush shkroi në Twitter se:

Amerikanët gjithmonë mendojnë se bota nuk ekziston jashtë Amerikës. Ata mendojnë se të gjithë na adhurojnë kur në realitet qeshin me ne. Aktorë, këngëtarë, politikanë, shkencëtarë, mjekë, avokatë, CEO të gjithë ekzistojnë në vende të tjera. Ndaloni së qeni kaq injorant.

Një tjetër shtoi:

Korrigjim: ‘Squid Game’ dëshmon se Hollywood-i ka mbetur mbrapa në njohjen dhe festimin e tregimit dhe talentit të gjatë të filmave korean.

Rikujtojmë se, seriali i njohur bëri histori duke u bërë seriali i parë televiziv në një gjuhë jo angleze, i cili mori një nominim për çmimin e “Screen Actors Guild”. Por është gjithashtu seriali i parë korean që merr këtë nominim. Seriali me historinë e tij të veçantë dhe personazhet që janë kthyer në më të preferuarit e publikut u përzgjodh për ansamblin më të mirë të serialeve dramatike, krahas “The Morning Show”, “Succession”, “The Handmaid’s Tale” dhe “Yellowstone”.

Yjet e “Squid Game”, Lee Jung-jae dhe Jung Ho-yeon, gjithashtu u nominuan për aktorin më të mirë dhe aktoren më të mirë në një serial dramatik. Seriali korean u nominua dhe fitoi disa çmime edhe në ceremoninë “Golden Globes” disa muaj më parë. Një çmim rrëmbeu dhe aktori O Yeong-su, i njohur si lojtari me numrin 001, si aktori më i mirë në një rol mbështetës. Ndërkaq, pika historike e “Squid Game” vjen tre vjet pasi thrilleri fitues i “Oscar” i Bong Joon-ho, “Parasite”, u bë projekti i parë në gjuhën jo angleze që fitoi një çmim SAG për ansambël filmash.