Showbiz

Tha se dëshironte një familje me Rihanna-n, këngëtarja reagon kundrejt Drake

Në një intervistë të fundit për LeBron James në “HBO”, Drake deklaroi se kur ishte në një lidhje me Rihanna-n shpeshherë kishte mendime të tipit “dua të kem një fëmijë me të”, “dua të krijoj familje me Rihanna-n”.

Ai u shpreh se gjithmonë ka qenë i dashuruar me këngëtaren nga Barbados por mosmarrëveshjet mes tyre bënë që në vitin 2016 ata t’i jepnin fund përfundimisht lidhjes së tyre.

Burime pranë këngëtares 31-vjeçare kanë konfirmuar për “Hollywood Life” se ajo ndihet shumë mirë që i ka dëgjuar këto fjalë madje ka shtuar se këtë e dëshironte edhe ajo.