Celebrities Music Showbiz

Tha se nuk do ta publikonte kurrë, por u nxitua! Rina Balaj së shpejti sjell këngën e re!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it. Balaj po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore. Por, disa javë më parë artistja ndau me fansat në Instagram një pjesë të shkurtër të një kënge të re, të cilën tha se nuk do ta publikonte asnjëherë.

Por, mesa duket kënga u pëlqye dhe fansat e saj insistuan që ajo ta publikonte. Kjo ka bërë që Rina të ndërrojë mendje dhe së fundmi përmes një InstaStory ka njoftuar se projekti “Si ti” do të publikohet gjatë muajit maj.

Pas shumë kërkesave të këngës “Si ti” kam vendos që me e lançu brenda muajit maj. Doli të jetë një këngë e mrekullueshme ndaj priteni.

Ndërkohë, së fundmi Rina publikoi këngën e re “Blue” që erdhi në bashkëpunim me artisten, Ameila. Kënga erdhi e vizualizuar edhe me klip, të cilin e xhiroi në Greqi atje ku Balaj është zhvendosur kohëve të fundit. Viti që lamë pas ishte mjaft i suksesshëm për bukuroshen pasi këngët e saj si solo ashtu edhe në bashkëpunim me partnerin e saj SinBoy patën miliona klikime në YouTube dhe u pëlqyen shumë nga ndjekësit e tyre.