Rajoni

Thaçi para Dhomave të Specializuara në Hagë

Ish Presidenti i Kosovës del para Gjykatës së Hagës. Në seancën publike, Hashim Thaçi do të deklarohet për akuzat për Krime Lufte e Kundër njerëzimit. Aktakuzat e Hagës përfshijnë periudhën e luftës në Kosovë në vitet ’98-‘99 dhe bazohen në librin e zviceranit Dick Marty.

Hashim Thaçi u arrestua më 5 nëntor së bashku me ish Kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, kreun e PDK-së Kadri Veseli që del nesër para Hagës, si edhe deputetin e Vetvendosjes Rexhep Selimi.  Me konfirmimin e aktakuzave, Thaçi u dorëhoq nga detyra e Presidentit të Kosovës.

Në Kosovë, Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se duhet unitet politik përballë situatës së hetimeve të luftës së UÇK-së. Në një takim të zhvilluar me Presidenten në detyrë Vjosa Osmani, kreu i ekzekutivit kosovar theksoi se institucionet duhet të përcjellin maturi, si për çështjen e Hagës, ashtu edhe për pandeminë. Për koronavirusin, Presidenca kërkoi koordinim në përballje me këtë situatë që të zvogëlohen pasojat në njerëz.