Celebrities Film & Tv

“The Voice of Australia” renditet ngjarja e dytë me e ndjekur pas Lojërave Olimpike!

Show i talenteve, “The Voice Australia” është aktualisht një ndër emisionet më të ndjekura në kontinentin australian. Ky kompeticion këndimi tërhoqi plot më shumë se 1 milion shikues ditën e martë, duke e bërë atë shfaqjen argëtuese më të ndjekur të mbrëmjes. Kjo shënoi natën e tretë radhazi që programi solli më shumë se një milion shikues në pesë qytetet kryesore, Sydney, Melbourne, Brisbane, Adelaide dhe Perth.

Episodi i dytë i “The Voice” regjistroi 1,162,000 shikues ditën e hënë. Por ishte premiera e sezonit, ditën e dielë që me të vërtetë tronditi valët e televizorit, duke shënuar nisjen e saj më të madhe në pesë vjet me 1.33 milion ndjekës në kryeqytetet. Kjo shifër u rrit në 1.91 milion në shkallë vendi, ku u përfshinë telespektatorët rajonalë.

“The Voice Australia” thuajse dyfishoi audiencën e shfaqjes “The Block” me 747,000 ndjekës të dielën dhe gjithashtu la prapa “Survivor Australian” që numëronte 609,000. Ky show organizohet nga Sonia Kruger këtë vit, dhe paneli i tij i jurisë përfshin emra të njohur si Rita Ora, Guy Sebastian, Jessica Mauboy dhe Keith Urban. Shfaqja pati një epërsi të fortë pas dy javësh të mbulimit të Lojërave Olimpike të Tokios në “Channel Seven”, e cila pa që rrjeti arriti një përqindje të lartë të audiencës.

Edicioni i ri ka një buxhet më të vogël dhe format më të thjeshtë në krahasim me vitet e mëparshme. “Channel Seven” uli kostot e prodhimit në 20 milionë dollarë, me gjysmën e asaj që thuhet se është shpenzuar për pagat e trajnerëve të spektaklit. Televizioni fitoi të drejtat për “The Voice Australia” pasi kanali “Nine” nuk arriti të rinovojë kontratën e saj vitin e kaluar pas nëntë sezoneve.

Rikujtojmë se, pas episodit të “The Voice”, australianët vendosën që të quajnë këngëtaren Rita Ora, një ‘qytetare nderi’ në Autrali. Arsyeja për këtë ishte nga më të çuditshmet dhe qesharaket.