Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet Politikë

Thellohet përplasja me Ilir Metën, Basha: Presidenti tenton të përçajë PD-në!

Lulzim Basha pretendon se në betejën e tij më Sali Berishën, është përfshirë edhe presidenti Ilir Meta, me qëllimin e përbashkët sipas tij, të përçajnë Partinë Demokratike. Akuzave të kreut të shtetit, sot në konferencën për mediat, se i është lutur që të anulonte zgjedhjet vendore në 2019-ës, sepse kishte frikë nga ajo se çfarë do të ndodhte në 8 qershor, Basha thotë se është një mashtrim i radhës i Presidentit.

Reagimi i Bashës:

“Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij”, thuhet në reagim.

Vijon …