Celebrities Gossip Showbiz

Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg së shpejti baba për herë të tretë!

Mark Zuckerberg dhe partnerja e tij Priscilla Chan do të bëhen prindër për herë të tretë. Themeluesi i Facebook ka ndarë në Instagram me të gjithë lajmin emocionues bashkë me mesazhin:

Shumë dashuri. I lumtur të ndaj me ju lajmin që Max dhe August do të kenë një motër tjetër vitin e ardhshëm.

Rikujtojmë, se Mark dhe Priscilla u martuan në vitin 2012 dhe kanë së bashku dy vajza, Maxima, 6-vjeçe dhe August, 5 vjeçe. Dyshja e njohur janë martuar 10 vite më parë në oborrin e shtëpisë së Zuckerberg me një ceremoni modeste që përfshinte më pak se 100 të ftuar.

Lajmi i bukur se do të bëhet sërish baba vjen pak ditë pasi Bloomberg raportoi se sipërmarrësi ka humbur një pjesë të madhe parash gjatë vitit të kaluar. Nga një pasuri prej 142 miliardë dollarësh në shtator 2021, pasuria e tij neto ka zbritur në 56 miliardë dollarë. Me këtë raport të ri, Zuckerberg renditet i 20-ti në mesin e miliarderëve globalë, renditja më e ulët e tij që nga viti 2014.

Ndërkaq, zakonet e njerëzve më të pasur dhe më të suksesshëm në planet ngjallin gjithmonë interes. Nëse e keni parë, prej shumë vitesh, biznesmeni amerikan ka zgjedhur të ketë në dollapin e tij vetëm bluza gri, me mëngë të shkurtra dhe me mëngë të gjata, për t’iu përshtatur kushteve të motit. Çdo mëngjes ai shkon në zyrë i veshur me të njëjtën veshje. Një bluzë e thjeshtë gri. Pa kostume, pa kravata, pa veshje zyrtare.