Celebrities Gossip Showbiz

Thjesht për ‘show’ apo me të vërtetë ndodhi diçka? Arbenita shfaqet krah Feros…

Nevoja për vëmendje nga të famshmit është diçka me të cilën jemi mësuar. Dyshja e njohur Arbenita-Fero shpesh janë cilësuar si një çift shumë ‘cool’ i showbiz-it tonë dhe nuk janë përfolur asnjëherë për krisje, megjithatë kur ata vendosën t’i bënin ‘unfollow’ njëri-tjetrit, portalet shpërthyen nga lajmet se mos ndoshta çifti janë ndarë.

Megjithatë, ndjekësit e dyshes mund të qetësohen pasi çifti janë më të lumtur se kurrë së bashku. Pak më parë, Arbenita postoi një video në Instastory, teksa shfaqet në makinë me reperin.

Rikujtojmë se, Fero është përfolur shpesh për problemet e tij si sherret apo problemet me policinë. Së fundmi, ai ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje. Reperi u paraqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe pranoi fajësinë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Akuzat për Feron janë paraqitur që prej vitit 2018  pas një mosmarrëveshjeje në shkelje të ligjit të zbatueshëm lidhur me armët.

Fero prej kohësh nuk është më pjesë aktive e tregut muzikor siç ka qenë dikur dhe duket t’i ketë munguar shumë ndjekësve të tij. Pak ditë më parë, ai zbuloi surprizën për ta se do të vijë me një projekt muzikor së shpejti. Kënga quhet ‘Bella’ dhe ai tregoi se mund të publikohet brenda pak ditësh.