#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, EKSKLUZIVE, Zaimina Vasjari: Një vëlla për Khloe…

Episodi i parë i sezonit të tretë të #thuajemepepsi nisi më këndshëm se kurrë duke pasur në qendër fëmijët dhe gjithçka vërtitet rreth tyre më 1 Qershor.

Për ta nisur siç duhet këtë sezon të ri e ftuara e parë ishte këngëtarja Zaimina Vasjari e cila vetëm 4 muaj më parë është bërë nëna e një vajze.

Ajo na zbuloi disa detaje rreth vogëlushes dhe jetës familjare për të cilën të gjithë jemi kuriozë. Zaimina rrëfeu se tashmë të gjithë kohën e saj i’a ka kushtuar vogëlushes, e njejta gjë vlen edhe për partnerin e saj Klodin vetëm se ky i fundit nuk i’a ka ndërruar kurrë pelenat bebushes.

E pyetur nëse po mendon të bëjë një fëmijë të dytë, Zaimina është shprehur ekskluzivisht për programin tonë se dëshiron shumë që Khloe të ketë një motër megjithëse bashkëshorti i saj do një djalë dhe sigurisht ajo shpreson që t’ja realizojë këtë dëshirë në të ardhmen jo shumë të largët.

Këngëtarja gjithashtu ka zbuluar edhe një detaj interesant sa i përket emrit të vajzës. E dashuruar që në moshë të hershme me emrin Khloe pasi asokohe në Shqipëri ky emër vendosej shumë, ajo i ndryshoi inicialet për ta bërë atë më modern e ndërkombëtar për të voglën e saj.